Takimi në Uashtington, Andoni: Kosova është përgatitur për të lëshuar, të paktën të hapë çështjen e të pagjeturve
Edhe pse çështja e Kosovës është rikthyer edhe njëherë në krye të axhendës ndërkombëtare me takimet në intensive në Bruksel, por edhe takimin e shumëpritur me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, analisti Ben Andoni mendon se këtij të fundit po i jepet më shumë rëndësi sesa do të jenë realisht rezultatet e dala prej tij.
Andoni: Kosova është rikthyer në krye të axhendës por jo në atë masë që njerëzit presin ose do të donin të ishte. Takimi i Brukselit do të vendosë për disa gjëra që janë shumë më të rëndësishme për Kosovën. Sa i takon Uashigtonit, rëndësia që i është dhënë takimit me zbardhjen e axhendës nuk ka përkim të madh.Gjithësesi takimet kanë kornizën e padukshme, besoj se do të ketë elementë të rëndësishëm. Mendoj se Hoti për herë të parë do të mësojë atë që i kërkohet për të ardhmen.
I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se palët kanë “vija të kuqe” që e bëjnë të pamundur në këtë moment arritjen e një marrëveshje finale.
Po kështu ai shton se Kosovës i është kërkuar dhe është përgatitur të bëj lëshime të tjera dhe pse sipas tij nuk ka çfarë të lëshojë më përveç Asocacionit të komunave serbe që do ti kushtonte shumë.
Andoni: Por edhe ky takim i Uashingtonit nuk do të vendosë gjëra të mëdha se kemi “vija të kuqe”. Kryesorja është se shteti serb nuk pranon me asnjë lloj çmimi të njohë Kosovën. Nga ana tjetër Kosova do që në fund të kësaj odiseje takimesh të ketë njohje reciproke. Problemi është çfarë të dy palët fshehin nën mëngët e tyre. Kosova është përgatitur dhe i është thënë akoma për lëshime por në mendimin tim Kosova nuk ka çfarë të lëshojë më. Lëshimi më i afërt mund të jetë Asocacioni i Komunave që për mua është shumë e papërballueshme. Pala serbe është në një farë lloj euforie nga zhvillimet në Mal të Zi, forcimi i pozitës së presidentit aktual dhe një shikim shumë më ndryshe i BE ndaj qeverisë së Beogradit. Ajo që mund të parashikojmë është se Kosova është gati drejt lëshimeve të tjera në këmbim të disa përfitimeve ekonomike që nuk janë aq të rëndësishme sa çpo shiten.
Për analistin, as më të pakënaqur janë rusët aq më shumë pengesa ka për Kosovën.
Andoni: Për shqiptarët ndihma e diplomacisë amerikane është ndihma më e madhe që mund ti bëhet, është e vetmja ndihmë që mund ti kalojë këto artifica. Tirana zyrtare nuk e bën dot.
Edhe pse është skeptik për delegacionin me të cilin Kosova përfaqësohet në SHBA, Andoni thotë se në planin diplomatik takimi është mbyllur dhe se në Uashington do të hidhen vetëm firmat.
Andoni: Delegacioni kishte nevojë për njerëz me tagër dhe njerëz të sprovuar në takimet diplomatike.Është takimi i parë ku ata janë në atë skalion. Por ju e dini se takimi nga ana diplomatike është bërë tani që flitet, atje vetëm firmoset. Faktori politik shqiptar duhet të bëjë një “mea culpa” shumë të madhe.
E ndërsa gjithë kuadri i diskutimit është ekonomik, Andoni prek edhe një çështje që e shikon shumë të rëndësishme për tu shtruar në Uashington.
Andoni: Akoma nuk ka ardhur koha për të folur për të humburit. Nëse Kosova e para do të jepte një shembull do të bënte një hap shumë të madh në aspektin etik të diskutimit për tu treguar se gjithësesi viktima nuk fal xhelatin por ne jemi prapë më mendjehapur. Nëse do të shtrohet në Uashington do të ishte gjë e madhe.