Takimi Qeveri – Mitrovicë e Veriut . BE: Ky është plani i fundit për murin

Muri në urën e Ibrit në veri të Mitrovicës nuk do të rrënohet. Ai do të ridizajnohet në një lartësi më të ulët sesa ajo që e ka tani. Kështu po thotë kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq. Ky i fundit gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim me ministren për Dialog, Edita Tahiri, si dhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin.

Rakiq në një prononcim për Gazetën Express, është shprehur se dje në takimin e mbajtur me zyrtarë të institucioneve kosovare është arritur marrëveshja për ridizajnimin e murit në veriun e Mitrovicës.

Sipas kreut të kësaj Komune, muri mbi urën e lumit Ibër do të ketë lartësi me të ulët se sa ai fillestar. Ai do të marrë formë shkallore, si dhe do të jetë si një lloj skene verore e cila do ta rrethojë qarkoren e urës së Ibrit.

“Gjatë ditës së djeshme kemi pasur takim me zyrtarë të BE-së, kryetarin e Mitrovicës së Jugut Agim Bahtirin, si dhe me ministren Edita Tahirin. Dhe është arritur marrëveshje për ridizajnimin e murit, i cili do të jetë më i ulët se fillimisht dhe do të ketë formë shkallore apo si një lloj skene verore e cila do ta rrethojë qarkoren e urës së Ibrit”, ka thënë për Express, Goran Rakiq.

Ai ka apeluar tek qytetarët që të kenë durim dhe se së shpejti do të vërtetohet se ky mur nuk ka ndonjë qëllim ndarës.

“Apeloj te qytetarët që të kenë durim ngase së shpejti do ta shpallim projektin final nga i cili do të shohim se ky nuk do të jetë mur ndarës por një lloj skene dhe se kjo është në kuadër të planeve urbanistike”, ka thënë Rakiq.

Ndërkohë që institucionet në Mitrovicën e Jugut në këto momente janë duke mbajtur takim me anëtarë të kryesisë së Kuvendit në këtë komunë rreth ndërtimit të këtij muri.

E Ministrja për Dialog Edita Tahiri, gjatë së martës ka bërë me dije gjaatë së martës që ky mur do të hiqet.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të zgjidhur problemin e krijuar në Mitrovicë ku është ndërtuar një mur ilegal duke cenuar lëvizjen e lirë dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe Marrëveshjen e Brukselit.Tahiri ka thënë se janë duke punuar së bashku me Bashkimin Evropian për zgjidhjen e këtij problemi dhe ju sigurojmë se nuk do të ketë mur në qytetin Mitrovicës.

“Ky mur do të hiqet dhe i gjithë procesi i revitalizimit të urës dhe rrugës për këmbësorë në anën veriore të qytetit do të realizohet në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit”. /Gazetaexpress/

SHKARKO APP