Takimi Thaçi-Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i Kosovës: SHBA-ja është shpresa jonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shkruan se ka përfunduar takimin në Shtëpinë e Bardhë me homologun serb, Aleksandër Vuçiç. Nga ana tjetër, Thaçi shkruan se në takim me qenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ndërsa ftesa është bërë nga emisari special amerikan, Richard Grenell.

Postimi i plotë

Sapo përfundova një takim të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Shtëpinë e Bardhë, me ftesë të emisarit special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës dhe Presidentit Trump.

Tani jam rrugës për në Kosovë. Pres që menjëherë, të mërkurën apo të enjten, të më mundësohet raportimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për t’i njoftuar deputetët dhe qytetarët e Kosovës për takimet në Uashington dhe më specifikisht për takimin e sotëm.

Duke qëndruar të bashkuara institucionet, partitë politike dhe qytetarët, Kosova do të jetë edhe më e fortë. SHBA është shpresa dhe besimi ynë. Jemi mirënjohës përjetë! HTH

SHKARKO APP