Takohen Haradinaj, Tahiri dhe Hoxha, diskutohet liberalizimi i vizave
Aktualitet Kosova E Hënë, 13 Shtator 2021 13:42
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të zhvillojë sot një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe Ministrin e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Takimi ka të bëjë me bashkërendimin e veprimeve lidhur me pakon legjislative dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Duhet përkujtuar që qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë të pamundur lëvizjen pa viza në zonën Schengen të Evropës. I gjithë procesi i liberalizimit të vizave është duke vazhduar përderisa nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të jetë i mundur një hap i tillë që kosovarët të mos vazhdojnë të jenë të izoluar.