Taksa 100%, rritet sasia e mallrave të importit në Kosovë

Taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk ka sjellë problematika në tregun kosovar, përkundrazi ka rritur kërkesën për importin e produkteve që tani janë zëvendësuar me vende të tjera të rajonit. Këtë e konfirmon kreu i Agjensisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi, i cili i bën thirrje klasës politike që ta shohin këtë fakt si një pikë të rëndësishme në të ardhmen. “Rënia e importit nga shteti fqinj verior është jashtëzakonisht i madh, por importi i mallrave të caktuara është zëvendësuar me import nga vendet e tjera”, shprehet Krasniqi, i cili shton gjithashtu se në periudhën e fundit ka edhe një rritje të çmimeve të disa produkteve të konsumit të përditshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

SHKARKO APP