Taksa/Grenell: Isa Mustafa lider i guximshëm

Ambasadori Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, ka përshëndetur qëndrimin e Isa Mustafës, i cili tha se heqja e tarifës duhet të bëhet ashtu siç kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Një mendim shumë i mirë. Isa Mustafa është një lider i guximshëm. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mirë për më shumë progres – dhe do të shkonte shumë shpejt. Por zhvillimi ekonomik nuk mund të ecë përpara derisa tarifa të mos hiqet”, ka shkruar ai në Twitter.

Më herët Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kishte deklaruar se deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Qeverisë do të mbështesin pa asnjë rezervë heqjen e menjëhershme të tarifës, dhe atë jo vetëm se po e kërkon partneri strategjik SHBA, por se janë të bindur se kjo është në interes të shtetit të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mustafa ka shkruar në rrjetet sociale se Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Etiketimet

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?