Taksa ndaj Serbisë, gjenerali amerikan anulon vizitën në Kosovë

Gjenerali amerikan, Timothy Orr anulon vizitën në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Lajmi është njoftuar nga kreu i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka vënë në dijeni Presidentin Thaci për anulimin e vizitës. Ne letër ai shkruan se Washingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Vizita e gjeneralit amerikan në Kosovë ishte parashikuar në datat 16-18 shkurt, në kuadër të 11 vjetorit të pavarësisë. Taksa 100% e vendosur nga qeveria e Kosovës për importet serbe është parë nga SHBA-ja dhe BE-ja si pengesë për dialogun mes dy vendeve.

SHKARKO APP