Taksë 100% për mallrat serbe, BE apel Kosovës: Të hiqet menjëherë!

Pas taksimit të produkteve serbe me 100 për qind nga Kosova, ka reaguar edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?