Taksisti shqiptar sulmohet në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë sulmuar një taksist shqiptar në Beograd, duke i thyer me gurë xhamat e makinës teksa ai po transportonte udhëtarët në rrugën “Ivo Lolla Ribar” në veri të Mitrovicës.

Siç raportojnë mediat në Kosovë nuk ka të lënduar, por vetë dëme materiale, vlera e së cilës shkon rreth 250 euro.

Sulmi është dënuar edhe nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili thotë se sulme të tilla kanë qëllim destablizimin e asaj pjese të Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dhuna dhe aktet e tilla duhet të dënohen me forcën e ligjit. Policia e Kosovës duhet të ndërmarrë masa emergjente në parandalimin e sulmeve të tilla të cilat kanë për qëllim destabilizimin e asaj pjese të Kosovës”, ka shkruar Pacolli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?