Tarifa e mallrave serbe, Vuçiç takohet sot me Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i pyetur nga një gazetar lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi t’i njohë pavarësinë.

Në përgjigjien e tij, Vuçiç u shpreh se deklaratat e kryeministrit Haradinaj janë lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin.

”Janë lajm i keq për rajonin. Ata mund ta bëjnë këtë dhe sërish të jenë aleatë më të tjerët. Sot takoj kancelaren gjermane, Angela Merkel, të cilës do t’i kërkoj që të ndihmojë Serbinë për shumë çështje përfshirë edhe atë të Kosovës. Në fund të fundit secili do të marrë atë që i takon. Ne e kemi forcën për ta ngritur ekonominë tonë shumë lart”,-tha Vuçiç.

SHKARKO APP