Tashmë një rekord, sot tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 21-të i mbledhjes konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 11:00.

Kuvendi i Kosovës ndodhet në ngërç politik për shkak se Albulena Haxhiu nuk po pranohet për kryetare të Kuvendit.

Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Alternativa e Guxo po këmbëngulin në zgjedhjen e ish-ministres së Drejtësisë për të parën e Kuvendit, por ajo në njëzet tentimet të deritanishme ka dështuar të sigurojë votat, raporton KosovaPress.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA po kërkojnë ndryshimin e emrit për të parën e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 15 prill deputetët janë betuar, por Kuvendi mbetet i pa konstituuar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Kosovë, u bëri thirrje liderëve politikë të arrijnë zgjidhje për dalje nga ngërçi i krijuar politik dhe ecjen përpara të vendit.

/KosovaPress/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?