Taulant Balla: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Në Bruksel u zhvillua takimi midis Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP.

Duke folur në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian, deputeti Taulant Balla kërkoi që BE të liberalizojë vizat edhe për Kosovën. Në fjalën e tij, Balla theksoi se Kosova ka përmbushur kriteret kryesore.

Ne vendet e Evropës Juglindore pershëndesim akordin BE-Turqi, i cili është shumë i rëndësishëm drejt një zgjidhje të krizës së refugjatëve. Në frymën e liberalizimit të vizave për Turqinë, BE duhet të japë dritën jeshile edhe për Kosovën. Në emër të Asamblesë Parlamentare të SEECP, i kërkojmë Parlamentit Europian t’i propozojë Komisionit dhe Këshillit heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova i ka përmbushur tashmë kriteret kryesore. Edhe numri i azil-kërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm në muajt e fundit”, tha Balla.

SHKARKO APP