Të dhënat e KQZ-së: Në tre komuna veriore në Kosovë dalje shumë e madhe në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e daljes në zgjedhje në kohë reale. Deri në këto momente dalje shumë më e madhe vërehet në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës me shumicë serbe.
Në Leopsavic nga të dhënat e procesuara prej të gjitha vendvotimeve dalja në zgjedhje është 26.85 %.
Në komunën e Zveçanit ndërkohë dalja në zgjedhje është edhe më e madhe. Nga të dhënat e marra në 12 vendvotime sa janë gjithësejtë, dalja në zgjedhje është 33.22 %.
Edhe në Zubin Potok vërehet trend i njëjtë. Kur ende s’janë procesuar të dhënat edhe nga 2 vendvotime, përqindja e daljes në zgjedhje është 19. 59 %.
Kjo nuk vërehet tek komunat tjera që janë me shumicë shqiptare. Përqindja e daljes në zgjedhje shkon nga 7 deri në 10 %.
Ndërsa në gjithë Kosovën sipas KQZ-së kanë votuar 148 mijë e 595 qytetarë, apo 8.30.