Të dielën, 1.8 milionë kosovarë zgjedhin parlamentin e ri

Këtë të dielë, 1.8 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote do të zgjedhin midis 28 partive politike që garojnë për parlamentin e ri. Të gjitha sondazhet parashikojnë Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, si fitues. Kurti do të garojë së bashku me Presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

“Është koha për referendum. Në këtë 14 shkurt, ju do të vendosni për një të ardhme më të ndritshme, ku Vjosa si presidente dhe unë si kryeministër do të jemi përgjegjës, të përkushtuar dhe do ju shërbejmë ju. Besoni Vjosën dhe më besoni mua”,-tha sot Kurti.

Rezultati i zgjedhjeve të së dielës nuk pritet të jetë një surprizë e madhe për ish-Kryeministrin Albin Kurti, i cili fitoi zgjedhjet në tetor të vitit 2019, por qeveria e tij u rrëzua pas vetëm 51 ditësh pas një mocioni mosbesimi në parlament.

SHKARKO APP