“Të lërë Kosovën, ose të vritet”, 30 ditë burg për ish-kandidatin për deputet që kërcënoi Albin Kurtin

Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti është rikthyer në burg, pasi akuzohet se ka kërcënuar përmes një shkrimi, kreun e LVV-së Albin Kurtin. Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Haxhi Hoti i është komunikuar masa arrest për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.

“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari. Kujtojmë se Hoti u arrestua më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, pasi deklaroi se Kurti ose duhet të ikte nga Kosova, pse të vritej., Ndaj deklaratës së tij, pati reagime të ashpra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?