Teksti mbi të cilin u betua Thaçi
Hashim Thaçi zyrtarisht është tashmë në detyrën e re, në atë të Presidentit të Republikës së Kosovës. Betimi i tij u zhvillua me një ceremoni të posaçme në Kuvend, gjatë paraditen së sotme. Në këtë betim të Presidentit nuk kanë munguar figura të rëndësishme të politikës së Kosovës, të Shqipërisë por dhe të ndërkombëtarëve.
Në bazë të Ligjit për Presidentin e Vendit, ky është teksti i betimit:
“Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, sigurimit të lirive dhe të të drejtave njerëzore e qytetare, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia”.
R.Sh