Tenori Ramë Lahaj reagon i revoltuar lidhur me situatën e lëkundur politike në Kosovë

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka shprehur së fundmi revoltën e tij lidhur me situatën politike në vend.

Luhatja e Qeverisë në këto kohë pandemie që më së paku i konvenon popullit, ka bërë që tenori me prejardhje nga Istogu ta hprehë revoltën e tij përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Ai ka publikuar një kolazh të dy fotografive, gjatë takimeve me kryeministrin aktual Albin Kurtin, dhe kryeparlamentaren aktuale, Vjosa Osmanin.

Në përshkrimin e fotografisë, Lahaj shkruan se shpreson që dita të vijë që vendi të qeveriset vetëm nga dyshja në fjalë.

Ai gjithashtu nuk i ka kursyer fjalët e këqija për liderët tjerë politikë, duke shprehur indinjatën e tij pë qeverisjet e kaluara.

“Për të gjithë ne që kemi menduar e gëzuar se më në fund do të jemi të lirë dhe se përfundimisht do të bëhemi shtet, ku fëmijët tanë do t’i rrisim krenarë, duke ju treguar për lavdinë e sakrificën për liri, sot u vërtetua që hasmi i përbetuar, është vet pjellë e jona! A do të jetë një grua që këtë herë do të na çlirojë, përfundimisht nga politiKUAJT komunistë të kafe Bozhurit, të shërbyer prej konobaricave* në valle! A do të jetë Vjosa, heroina jonë e re e historisë moderne të Kosovës? A thua do ta kemi fatin të na drejtojë një mendje e ndritur, plot guxim sikurse Albini, të na çlirojë nga kaubojt e Opel Askonave të pasluftës që prej injorantësh e çobanësh na u bënë udhëheqës, pushtues e profesorë universitetesh, duke na detyruar ta urrejmë atdheun të cilin të parët dhe vet ne edhe me gjak e lamë! Perëndia, lë të na jep fuqinë që t’i palojmë në kontenjera mbeturinash! Po si Ukraina, të gjithë ata që na u bënë armik, të lirisë duke na e shuar çdo shpresë e duke na bërë që urrejtja ndaj tyre sna la rruge tjeter vec ta braktisim vendin i madh e i vogël pa përjashtim! Një gjë ta dini, se dashurinë për tokën ku jemi rritë, tu ecë zbathur e të zhveshur, s’ia dolët të na e shuani kurrë. Gjeneratat e reja mendjendritura po vijnë! Të gjithë ju një dit do të merrni mallkimin e merituar”, ka shkruar Ramë Lahaj në Facebook dhe Instagram.

SHKARKO APP