Tension në protestën kundër Jabllanoviçit, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Prej orës 12:00 mijëra protestues janë vendosur para kryeministrisë dhe protestojnë duke kërkuar shkarkimin e Jabllanoviç. Protestuesit thërrasin “Jabllanoviç jashtë”, ndërsa policia ka sulmon me gaz lotsjelles.
Ora 13:45 Policia ndërhyn sërish për të zbrapsur protestuesit
protesta prap
Ora 13:39 Protestuesit qëllojnë me gurë në drejtim të policisë
gjuajtje me gure
Ora 13: 32 KTV raporton se Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvend, Visar Ymeri, ka pësuar lëndime të rënda në protestë dhe për pasojë është dërguar me autoambulancë për në QKUK.
Ora 13: 28 Deri më tani, dy protestues janë paraqitur në spital që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e përleshjeve që ndodhën në protestën që po ndodh.
plagposje
13:25: Polica përparon më tej, shtyn protestuesit
Ora 13:20 Policia e Kosovës largon protestuesit nga Sheshi “Skënderbeu” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”me gaz lotsjellës.
Ora 12:45 Pas ultimatumit të Vetëvendosjes për të hequr barikadat, protestuesit kanë sulmuar në drejtim të policisë.
Ata kanë nisur të hedhin sende në drejtim të forcave të rendit që janë pozicionuar para ndërtesës së qeverisë, ndërsa këta të fundit nuk kanë ndërhyrë.
Protestuesit kanë thyer një pjesë të barrikadës, mirëpo, menjëherë policia ka ndërhyrë për të bllokuar qasjen e tyre.
Ora 12: 40 Nëna e një dëshmori falënderon pjesëmarrësit në protestë
Sanije Berisha, nëna e një dëshmori nga Gjakova, ka folur në emër të organizatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se i vjen mirë që ka kaq shumë nëna dhe pjesëmarrës tjerë në këtë protestë kundër fjalëve të Jabllanoviçit.
Ora 12: 30 Koha. net raporton se Vetëvendosje i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që t’i heq rrethojat për 15 minuta dhe të futet brenda grilave të objektit të Qeverisë pasi, siç tha Dardan Molliqaj, protesta do të jetë e qetë.
Ora 12:00 Protestuesit po marshojnë me thirrje të ndryshme, si: “UÇK”, “Trepça”, “Mitrovica”, “Isën e japim, Trepçën s’e Japim”, etj..
Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, në Sheshin “Skënderbeu”, për të protestuar për shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe në mbrojtje të “Trepçës”.