Tensione Kosovë-Serbi për trenin. Ministri i Brendshëm: Do veprojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se me trenin, i cili është nisur nga Serbia për në Kosovë, “do të veprojmë konform ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.

“Ju siguroj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të zbatojnë ligjin, në funksion të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Unë jam në ministri me drejtorinë e policisë dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe do të veprojmë konfrom ligjit dhe kushtetutës ”, ka thënë Hyseni.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Kosovës, Besim Hoti, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se treni ende nuk ka arritur në Kosovë, por që me arritjen e tij, ka shtuar Hoti, do t’i bëhet kontroll.

SHKARKO APP