Tensione në Kuvend, parandalohen përplasjet fizike (VIDEO)

Momente tensioni janë regjistruar në sallën e kuvendit të Kosovës. Disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës shkëmbyen fyerje dhe akuza me eksponentë të qeverisë.

Është parandaluar dhe një përplasje fizike mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetëve të PDK-së, Ardian Kastrati dhe Memli Krasniqi. Megjithatë, mes tyre fyerjet kanë qenë të rënda.

Edhe një deputet tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, për pak sa nuk është përplasur fizikisht me deputetin e Vetëvendosjes, Besim Muzaqi.

Debati u ndez pas shkëmbimit të akuzave lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Drejtuesja e kësaj seance, Saranda Bogujevci, vendosi një pauzë në përpjekje për të qetësuar situatën.

SHKARKO APP