Tensionet në veri të Kosovës, Presidenti i Këshillit Europian: Vuçiç të tërhiqet

Situata në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, vijon të jetë e nxehtë pas vendimit për vendosjen e reciprocitetit të targave.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, që të tërhiqen për të shmangur tensionet në veri të vendit.

Në Twitter, ai shkruan se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri.

Po ashtu Michel ka bërë thirrje që të tërhiqen Njësite Speciale te Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

SHKARKO APP