Tensioni Kosovë-Serbi, Thaçi telefonon Biden: Jemi për pajtim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, njofton kumtesa, transmeton Zeri.info.

Presidenti Thaçi ka falënderuar zëvendëspresidentin Biden për angazhimin e menjëhershëm të tij, por edhe të SHBA-së që të evitohen tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ju faleminderit që keni dërguar te të gjitha palët porositë që duhet të evitohen sjelljet që nxisin tensione”, është shprehur në këtë telefonatë presidenti Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi ka shtuar se dialogu dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë përpara për Ballkanin Perëndimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi të përkushtuar për dialog, për normalizim, për pajtim”, u shpreh presidenti Thaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?