Tenton vetëvrasjen i riu, hidhet nga kati i tretë

Një i ri  në Prishtinë ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i një ndërtese. Raportime të pakonfirmuara  në mediat kosovare bëjnë të ditur se dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se i riu para se të hidhet ka thirrur “Allahu Ekber”.

Rasti është konfirmuar për Top Channel nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, Florije Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe me të marrë informatën ka arritur edhe ekipi mjekësor.

I riu në fjalë është dërguar në emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Emergjencës në QKUK tha për se personi në fjalë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

SHKARKO APP