Tërbohen mediat serbe
Anëtarësimi historik i Kosovës në UEFA kishte kundërshtarët e vet dhe më të mëdhenjtë ndodheshin në Beograd.
Mediat serbe e cilësuan skandal anëtarësimin dhe thonë se u bë në shkelje flagrante të statutit.
“Skandal në Budapest”, është lajmi kryesor në edicionin online i Kurir, që shton se Kosova u pranua në shkelje flagrante të statutit.
B92 thotë se pavarësisht se artikulli 5 i statutit nuk ndryshoi, kjo nuk e pengoi Kosovën që të bëhej anëtare e UEFA-s, shkruan TCH.
Lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA nuk është pritur mirë jo vetëm në Serbi, por edhe në Zvicër.
Blick hapet në versionin e vet online me titullin: “Kosova në UEFA, po Xhaka dhe Shaqiri, çfarë do të bëjnë tani?”, shkruan ajo, duke theksuar edhe njëherë frikën e shprehur edhe nga përfaqësuesi helvet në Kongresin e UEFA-s për të ardhmen e lojtarëve që kanë lindur në Kosovë.