Tërmet shkatërrimtar në Turqi, rëndohet bilanci i viktimave, Behxhet Pacolli ofron ndihmën e Kosovës
Ka shkuar në 5 numri i viktimave që janë nxjerrë nga rrënojat në Turqi. Tërmeti i fuqishëm i rënë këtë mbrëmje në Elzaig ka rrënuar dhjetëra objekte ndërsa deri më tani janë të paktën 84 persona të plagosur.
Süleyman Soylu, Ministri i Brendshëm turk, ka konfirmuar se të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, ku dy persona kanë ndërruar jetë në Elazig dhe 2 të tjerë në Malatya deri më tani.
” Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrices. Deri tani të paktën 4 persona kanë humbur jetën“, tha Ministri Soylu.
Po ashtu pamje të trishta vijnë nga qyteti i Elazig në Turqi. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, disa godina kanë shpërthyer në flakë. Sipas mediave turke, godinat kanë marrë flakë si pasojë e rrjedhjeve të gazit dhe shkëndijave elektrike pas dëmtimeve të shumta nga lëkundjet.
Ndërkohë ministri i jashtëm kosovar Behxhet Pacolli ka ofruar ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Lajmi për solidarizimin e Pacollit është pasqyruar në gjithë mediat turke.
We are following the eathquake situation in #Turkey closely. We hope & pray that there are no victims & our thoughts are with our #Turkish friends in these moments. #Kosovo Security Forces stand ready to provide any needed assistance to the affected areas. @MevlutCavusoglu 🇽🇰🤝🇹🇷
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) January 24, 2020