Tërmeti tronditës në Kroaci, ​Kosova solidarizohet

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, dhe solidaritet të plotë me Kroacinë dhe popullin mik kroat.

Haradinaj-Stublla është shprehur se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Kroacisë në këtë kohë të vështirë për popullin kroat dhe qytetarët e prekur atje, dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për çfarëdo që konsiderohet e nevojshme në këto momente.

“Si institucione dhe si popull shprehim solidaritetin tonë të thellë me qytetarët e Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ketë sa më pak pasoja të tjera”, thuhet në reagimin e Ministres Haradinaj-Stublla, e cila në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e plotë për çdolloj ndihmë që Kosova mund të ofrojë në këtë kohë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?