Terrorizmi, Shqipëri-Kosovë hetim të përbashkët

 

Kryeprokurori i Kosovës, Syle Hoxha pas një takimi diskret dhe tepër konfidencial me krerë të prokurorisë shqiptare dhe ato të krimeve të rënda ka deklaruar në një interviste për Ora News se çështje të tilla nëse nuk hetohen mund të trondisin fatet e dy vendeve tona

Syle Hoxha: Kemi disa raste sepcifike siç janë këto të islamizimit ekstrem, kështu që kemi një kordinim të përbashkët me prokurorinë shqiptare në luftimin e këtyre veprave penale.

Sipas tij ka persona të përfshirë në krimin e organizuar që tentojnë t’i fshihen hetimit.

Syle Hoxha:  Nuk mund të fshihet si këto në Shqipëri, por as në Kosovë sepse është një bashkëpunimi i ndërsjelltë, është një shkëmbim informatash dhe përvojash dhe ata vetëm përkohësisht ose mund ta mashtrojnë vetëm ose mund të thonë jemi të fshehur.

Ajo çka po ndodh në Shqipëri në lidhje me hetimin e zyrtarëve të lartë për korrupsion, ka nsiur të ngjase dhe në Kosovë. Prokurori i Përgjithshëm thotë se shumë shpejt opinioni publik do të tronditet nga arrestimet që pritet të ndodhin.

Syle Hoxha:  Opiniioni i gjerë gjatë këtij viti do të hapit sepse do të shohë që do të kapen edhe disa peshq të mëdhenj. Jemi në rrugë të asaj se natyra e punës është e tillë “peshqit e mëdhenj nuk hetohen për pak kohë”

Anduena Llabani: Kosova këto ditë është përballur me fluks ikjesh drejt vendeve të BE, po hetoni?

Syle Hoxha:  Këtu kemi të bëjmë me vepra penale të krimit të organizuar, sic është kontrbandimi me njerëz. Ne edhe më parë kemi pasur njerëz kosovare që kanë qenë të lidhur me republikën e Serbisë dhe me vende të tjera të cilët i kanë mashtruar, i kanë marrë para, i kanë dërguar në vendet e perëndimit. Pra këtu kemi të bëjmë me një krim të organizuar që Kosova nuk është ndalur, prokuoria ka pasur raste edhe më herët. Para disa ditësh është kapur një grup i këtyre kontrabandistëve.

Prokurori i Përgjithshëm i Kosovës është ende i komanduar në këtë post. Pas krijimit të qeverisë së re të Kosovës ai u vendos në këtë post dhe pritet që të emërohet.

SHKARKO APP