Teuta Sahatqija iu sulet mediave, gazetarët po fotografojnë brekët e femrave deputete

Nënkryetarja e LDK’së, Teuta Sahatqija ka kërkuar të censurohen mediat kur raportojnë në seancat plenare. Ka kërkuar të mos vijnë paparacët në Parlament dhe të raportojnë se cila deputete po shkon në seancë me të brendshme apo pa të brendshme.

Këtë reagim Sahatqija e ka bërë duke reaguar ndaj publikimit të fotove të deputetes Duda Balje.

"Kjo është turp i Zotit. Në qoftë se Kuvendi lejon mediave me ardh këtu, duhet të jep liri mediave, e jo paparacëve, të cilët shohin se kush ka të brendshme e kush nuk ka të brendshme. Është turp, është marrë, është paedukatë, është mjerim i mediave në qoftë se për këto diskutojnë”, ka thënë Sahatqija.

“Prandaj, në agjendën e Kuvendit duhet të analizohet edhe kjo se kujt po i jepen kredencialet dhe çka janë duke transmetuar këta këtu me kamera lartë”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, Sahatqija ka harruar se kur mediat kishin raportuar në Kuvend se si Ambasadori Dell diktonte votimin e deputetëve për President, ishte e para që i duartrokiti mediave.

 

Deputetet e deputetët janë të zgjedhur të popullit, marrin përafërsisht nga 2 mijë euro të qytetarëve, një pjesë e të cilëve po ikin nga Kosova, dhe mediat janë të lira të raportojnë.

Deputetët duhet të kenë kujdes dhe të kenë një kod të veshjes dhe të sjelljes në Kuvend. Është e çuditshme se si një deputete kërkon të censurohen mediat e s’kërkon nga kolegët të kenë kujdes se si vishen dhe çfarë faqesh pornografike shfletojnë në kohë seancash.

Aktualisht, gazetarët në Kuvend janë të censuruar, pasi nuk lejohen të kenë qasje në tërë hapësirën e Parlamentit. Kanë vetëm një vend të caktuar në pjesën e prapme të hollit të Kuvendit ku raportojnë.Express

SHKARKO APP