Thaçi: Ata që flasin për postin e Kryeministrit janë zëra të parëndësishëm
Në një intervistë për RTV21 Kryeministri në detyrë njëherit kryetar i PDK'së thotë se përbërja e Qeverisë së ardhshme dhe se kush do ta udhëheqë atë do të dihet për pak ditë.
Nuk definon se kur do të krijohen institucionet e reja po thotë se gjithçka vjen me kohë dhe atë shumë shpejt. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja e arritur në mes tij dhe Isa Mustafës për bashkëqeverisje do të realizohet në plotni dhe se për këtë do të vihen nënshkrime në letër qysh javën e ardhshme.
Thaçi tha se nuk do të përmend emra të përveçshëm se kush do të jetë në kabinetin e ardhshëm qeveritar.
"Dëshiroj të potencoj se të gjitha detalet e përgjegjësive institucionale dhe të kemi marrëveshjen zyrtare që do të ndodh në ditët e ardhshme", tha Thaçi.
Ai heziton të flas edhe për detajin kryesor të paktit që lidhi me Isa Mustafën e LDK'së, nëse ia ka dhënë drejtimin e qeverisjes apo jo.
Ai reagoi ashpër edhe ndaj atyre që kanë përmendur në çfarëdo forme çështjen e Kryeministrit. Sipas tij këto fjalë nuk janë në përputhje me paktin që lidhën PDK'ja me LDK'në.
"Krejt të parëndësishm janë zërat që dëgjohen aty-këtu që nuk janë në përputhshmëri me marrëveshjen në mes të PDK'së dhe LDK'së. Ka pasur zëra tash e gjashtë muaj, zëra të ndryshëm, opinione të ndryshme me mbështetje për një lider të caktuar, për një parti të caktuar, kryesisht kanë dalur opinione mund të them lirisht të gabuara por ajo që është shumë me rëndësi është që marrëveshja jonë është e sinqertë, është korrekte, është e përgjegjshme, do të jetë funksionale dhe do të jetë në funksion të shtetit të Kosovës", tha Thaçi.