Thaçi: Ballkani duhet të jetë interes strategjik për BE-në, jo proces teknik

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e ri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti Thaçi e falënderoi ministrin Alfano për vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane. Presidenti Thaçi theksoi se Kosova ka arritur suksese të mëdha në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së vet, duke përmendur hyrjen në fuqi të MSA-së si konfirmimin më të mirë të këtyre sukseseve.

“Tani po punojmë për të ardhmen tonë në NATO dhe BE”, u shpreh presidenti Thaçi. Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të Kosovës, theksoi se paqja mund të arrihet vetëm përmes vlerave evropiane. “Ju po e zhvilloni një proces të përfarimit me Bashkimin Evropian në momentet më të vështira të tij”, u shpreh ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi theksoi se Brukseli duhet t’i shikojë shtetet e Ballkanit si interes strategjik dhe jo si procese teknike për integrim. “Ne ndajmë vlerat evropiane dhe jemi evropianë, mirëpo Brukseli po vonohet me ne, sikur që është rasti me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, u shpreh presidenti Thaçi. Sipas tij, Bashkimit Evropian mund t’i kërkosh çdo gjë, por jo edhe shpejtësinë, sidomos tash kur është më së shumti e nevojshme, për shkak se antievropianizmi, ekstremizmi dhe radikalizmi po rriten me hapa shumë më të shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi konsensus politik dhe popullor kundër çdo ekstremizmi dhe radikalizmi, por edhe për përqafimin e vlerave euroatlantike”, u shpreh presidenti Thaçi.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?