Thaçi: Ballkani po rrezikohet nga Rusia e ISIS
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka lëshuar një deklaratë të fortë gjatë një takimi me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Thaçi është shprehur se BE dhe NATO duhet të përshpejtojnë integrimin e Ballkanit ose përndryshe të marrin përsipër kërcënimin që vjen nga ISIS dhe Rusia.
“BE-ja nuk duhet të vonoj proceset e pranimit, zgjerimit dhe integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në BE dhe NATO. Çdo vonesë në këtë proces është i rrezikshëm. Ai i hap rrugë depërtimit dhe rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, sa i përket aspektit politik, ekonomik por edhe ushtarak. Gjithashtu kjo vonesë i hap rrugës ISIS që të depërtoj në rajon dhe të shtrij ndikimin në Ballkan”, – është shprehur Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Thaçi gjithashtu ka folur edhe për ikjen masive të kosovarëve drejt Gjermanisë, duke thënë se tashmë në Kosovë numri i atyre që duan të ikin nga vendi ka rënë në mënyrë drastike.