Thaçi bën betimin e presidentit, opozita bojkoton Kuvendin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hapje të mbledhjes së sotme për betimin e presidentit të ri, pasi përshëndeti të pranishmit ndërkombëtarë e vendorë, ia dha fjalën kryetarit të zgjedhur të shtetit, Hashim Thaçi i cili edhe e bëri betimin përkatës.
Pas betimit pasoi nënshkrimi me të cilin Thaçi u zyrtarizua si president i vendit. Me këtë rast, u intonua edhe himni shtetëror i Kosovës. Kjo është hera e parë që një president i Kosovës zgjidhet pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës… (vijon)