Thaçi dhe Pacolli shijojnë pushimet në Shëngjin (VIDEO)

Temperaturat e larta të kësaj fundjave, kanë bërë që edhe krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës të vizitojnë bregdetin shqiptar.

Sot në plazhin e Shëngjinit është parë presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.

“Periskopi” ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkuar për pushime atje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij. Kujtojmë që para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?