Thaçi dhuron edhe një gur në SHBA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë disa ditëshe në SHBA, ku ka paralajmëruar se do të ketë takime edhe në Shtëpinë e Bardhë, ka vazhduar t’u dhurojë gurë Kosove nikoqirëve të tij. Pas ish-Senatorit Bob Dole, që mori dhuratë një hartë të Kosovës të punuar me gurë, diçka të ngjashme i ka dhënë edhe Frederick Kempe, President Atlantic Council.

Për takimin në Atlantic Council, një think tank që merret me çështje ndërkombëtare, Thaçi ka njoftuar në Facebook.

“Pata kënaqësinë të takoj presidentin e Atlantic Council, Frederick Kempe. Kosova aspiron me të drejtë të jetë pjesë e familjes euroatlantike.

Kjo aspiratë bashkon qytetarët e Kosovës, përtej vijave etnike dhe partiake. Atlantic Council është platformë e mrekullueshme për të promovuar këtë agjendë. HTH”, ka shkruar ai.

SHKARKO APP