Thaçi: Do ftoj Nikoliçin në ceremoninë e betimit për President

Presidenti i zgjedhur i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se do ta ftojë kryetarin e Serbisë, Tomislav Nikoliç në ceremoninë e betimit të tij në postin e të parit të vendit që mbahet në muajin prill

“Do të ketë një ceremoni me rastin e marrjes së funksionit të Presidentit në fillim të prillit dhe i gëzohem edhe ftesës që kam për t`ia dërguar Presidentit Nikoliq. Ne do t’i ftojmë edhe presidentët e tjerë të rajonit. Atë e kam takuar edhe në raste të tjera. Pra, kjo nuk do të jetë diçka e panjohur për Nikoliqin.” ka thënë ai në një intervistë dhënë ditë më parë për gazetën austriake “Der Standard”, përcjell Klan Kosova.

Këto komente Thaçi i bëri pas pyetjes së kësaj të përditshmeje se a planifikon të takohet së shpejti me Nikoliçin.

SHKARKO APP