Thaçi: Do respektohet marrëveshja politike e arritur me LDK-në
“Gjithçka është duke shkuar sipas planit të parashikuar. Sot janë takuar grupet punuese të LDK-së e PDK-së, për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive”, ka thënë Thaçi.
Ndërsa nga ana e tij, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas arritjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike të Kosovës për krijimin e partneritetit qeverisës, pati deklaruar se marrëveshja parasheh që kreu i qeverisë do të jetë nga kjo forcë politike dhe se resorët e qeverisë do të ndahen. Sipas tij, ky është kushti për të hyrë në çfarëdo qeverie.
Por, lideri i PDK-së, Thaçi, as e ka pohuar, e as mohuar një gjë të tillë.
“Shpresoj që shumë shpejt do të përmbyllet edhe kjo çështje dhe çdo gjë është duke shkuar në respektim të marrëveshjes së arritur në mes të PDK-së, LDK-së dhe partnerëve tjerë minoritar që do të jenë pjesë e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”, tha Thaçi.