Thaçi dy ditë në Kosovë, dërgohet në zyrat e EULEX-it

Pesë ditë pasi babai i tij u nda nga jeta, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me leje të posaçme nga Gjykata Speciale, u kthye në Kosovë. Thaçi rreth orës 11:00 mbërriti në vendlindjen e tij, në Burojë të Skënderajt, ku për pak minuta qëndroi pranë varrit të të atit, duke kryer homazhe, dhe vendosi një kurorë me lule.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ishin fjalët e Thaçit, shkruar në kurorë si dedikim për babanë.

Thaçi pas vizitës që i bëri varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi dhe ndalesës disa orëshe në shtëpi, ku është takuar me nënën dhe bashkëshorten, është dërguar pikërisht në këto zyra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tek hyrja e godinës së EULEX-it, ashtu siç edhe ndodhi në Burojë, autokolona që e transportonte Thaçin u prit nga dhjetëra qytetarë e mbështetës të tij me brohoritje. Hashim Thaçi në zyrat e EULEX-it do të ketë mundësi për të takuar edhe anëtarë të tjerë nga familja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?