Thaçi: E ftova Papa Françeskun në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në një takim nga Papa Francesku në Vatikan, me të cilin ka diskutuar për shumë çështje të rëndësishme mes dy vendeve, përfshirë njohjen e kosovës.
Në një intervistë për Ora News, Thaçi vlerësoi marrëdhënien e mirë mes dy vendeve, kurse faktin që Vatikani nuk e ka njohur ende Kosovën si shtet, presidenti e sheh kështu:
Hashim Thaçi: Takimi i sotëm me Atin e Shenjtë është i një rëndësie të veçantë për shtetin dhe historinë e Kosovës. Kosova është e njohur nga 111 shtete dhe me Vatikanin kemi një raport të shkëlqyer edhe pse zyrtarisht nuk e ka njohur Republikën e Kosovës. Por Ati i Shenjtë e kupton gjëndjen në Kosovë, pranon realitetin e ri të saj. Kosovën plot me sfida por dhe duke marrë përgjegjësitë që na takojnë. Unë dua të besoj se edhe Vatikani në të ardhmen e afërt do ta njohë Republikën e Kosovës sepse njohja apo mosnjohja zyrtare nuk do të lidhet drejtëpërdrejtë vetëm me relacionin Vatikan- Prishtinë por dhe me çështje të tjera ndërkombëtare.
Në prag të shenjtërimit të Nënë Terezës, në Vatikan u mbajt një meshë dedikuar humanistes së madhe shqiptare nën kujdesin e presidencës së Kosovës. Thaçi shprehu krenarinë e të gjithë shqiptarëve
Presidenti i Kosovës tha gjithashtu se i kishte bërë një ftesë zyrtare Papa Françeskut për të vizituar Prishtinën. Të njëjtën ftesë, Ati i Shenjtë ka patur edhe nga Ipeshkvi i Kosovëz, Dodë Gjergji. Megjithatë, ende nuk dihet nëse Papa Françesku do t’i marrë parasysh ftesat e Presidentit dhe të Ipeshkvi Gjergji përtë vizituar Kosovën.