Thaçi: Është koha për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se është koha për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila, sipas tij, do të nënkuptonte “njohjen e dyanshme”.

Këto komente, Thaçi tha se i bëri në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë.

“Lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të tillë, SHBA-ja dhe BE-ja e dëshirojnë dhe po punojnë drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe, tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara”, tha Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Thaçi, i cili udhëheq bisedimet me Serbinë, që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian, ka proklamuar idenë e tij për ndryshimin e kufijve, apo, siç thotë ai, “korrigjimin” e tyre, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Thaçit, ky korrigjim nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Një ide e tillë kundërshtohet nga partitë opozitare në Kosovë, por edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vazhdimisht ka paralajmëruar se prekja e kufijve mund të bëhet vetëm me luftë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?