Thaçi: Është momenti i duhur për marrëveshjen historike me Serbinë

“Është momenti i duhur dhe historik që Kosova dhe Serbia gjatë një periudhe afatshkurtër të arrijnë marrëveshje historike të paqes për njohje reciproke si dy shtete fqinje”,u shpreh në një intervistë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tij, ky process ka mbështetjen e fuqishme edhe të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë SHBA-ve.

“Edhe Shtëpia e Bardhë, administrata e presidentit Trump, ambasadori John Bolton e theksoi shumë qartë se me zgjidhjen e problemeve ne rajonin e Ballkanit, duke përfshirë edhe përmbylljen e konfliktit një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje paqësore, edhe Evropa do jetë më e qetë dhe më e fortë. Ajo që mund të konstatoj është kjo, që Kosova do të koordinohet për të gjitha angazhimet që do të ketë në muajt e ardhshëm për të përmbyllur me sukses procesin e filluar për marrëveshjen historike të paqes e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.”, theksoi presidenti Thaçi, raporton Ina.

 

SHKARKO APP