Thaçi flet për qeverinë e re: Haradinaj i ka votat, respektoj Kushtetutën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se do të respektojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 për mandatarin e krijimit të qeverisë së re.

 

Thaçi në intervistën dhënë për emisionin Argumet Plus, thotë se koalicioni PAN si fitues i zgjedhjeve ia ka konfirmuar se i ka numrat për krijimin e qeverisë dhe se institucionet e vendit do të konstituohen në afat rekord.

“Do të respektoj Kushtetutën. PAN është fitues e ka mandatarin. Koalicioni PAN më ka konfirmuar se i ka numrat për krijimin e qeverisë”, thotë Thaçi.

“Presidenti nuk do të veprojë kokë në vete në kuadër të ndonjë preference”, tha Thaçi.

 

SHKARKO APP