Thaçi flet për viktimat nga Covid-19: Jam i pikëlluar dhe trishtuar

Kohët e fundit Kosova po përballet me një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarëve ka shkuar në 8,555 total ndërsa 236 qytetarë kanë humbur jetën.

Rastet janë në rritje çdo ditë, duke alarmuar të gjithë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thashi përmes një postimi në “Facebook” i ka shprehur familjarëve të viktimave ngushëllime dhe ndihet i pikëlluar për vdekjen e shumë qytetarëve.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë. HTH”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?