Thaçi flet shqip në televizionin serb: Edhe Vuçiç e di se Kosova është e pavarur
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ndikimit rus në Ballkan dhe situatës në Maqedoni. Në një intervistë për televizionin serb “N1 Info”, Thaçi u shpreh se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e di se Kosova është e pavarur dhe sovrane.
Por veçantia e interviste qëndron tek mënyra e bashkëbisedimit mes presidentit Thaçi dhe gazetares së mediumit serb, Ivana Dragiçeviç, raporton Insajderi.
Thaçi kishte zgjedhur që të përgjigjej vetëm në gjuhën shqipe, teksa gazetarja serbe bënte pyetje në gjuhën serbe dhe gjuhën angleze.