Thaçi fton qytetarët të votojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, tha Thaçi.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, zgjedhin të dielën përfaqësuesit e tyre për përbërjen e re të Kuvendit, nga i cili do të zgjidhet më pas edhe qeveria e re e Kosovës me mandat katërvjeçar.

Në këto zgjedhje, të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 900 mijë qytetarë.

SHKARKO APP