Thaçi i nxjerr nga loja Kurtin e Limajn

Kësisoj partia e Hashim Thaçit, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, si partner të mundshme në qeverinë e ardhshme po i sheh vetëm LDK-në dhe AAK-në. “Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka thënë Thaçi.

Por lufta e fundit deklarative në mes të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinajt, e vë në një pozitë me të favorshme liderin e LDK-së Isa Mustafa, që të bëjë koalicion me PDK-në për t’i krijuar institucionet e reja.

 

Pro një koalicioni me LDK-në, janë shprehur edhe disa deputetë të PDK-së. Rrustem Mustafa dhe Bekim Haxhiu vazhdimisht insistojnë që Kosova për katër vjetët e ardhshme duhet të qeveriset nga këto dy parti.

SHKARKO APP