Thaçi i paguan 600 dollarë drekë Vuçiçit në Nju Jork
Takimi ka ndodhur në Nju Jork, ku Thaçi udhëtoi për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën.
Siç merr vesh Gazeta Blic nga burime të saj, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka qerasur me një drekë goxha të mirë homologun e tij.
“Thaçi e Vuçiç kanë ngrënë së bashku në restorantin Benjamin Steak Hosue, në Nju Jork. Thaçit kjo drekë i ka kushtuar 600 dollarë”, ka thënë ky burim i gazetës Blic.