Thaçi i sulet BE-së: Deklarata bajate, nacionalizmi serb dhe MIG-ët rus janë rreziku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundër përgjigjur kritikave të zyrtarëve të BE-së, të cilët thanë se deklaratat për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përbëjnë kërcënim.

Thaçi tha se për BE-në përbën kërcënim nacionalizmi serb dhe jo deklaratat e tij.

“Kërcënim për BE është nacionalizimi serb. Është Beogradi që është duke punuar në destabilizimin e rajonit dhe instalimin e ndikimit të fuqishëm së Rusisë në Serbi prej bazave ushtarake deri tek Mig-at rusë”, ka thënë Thaçi.

“Dhe kjo përkëdhelje nga zyrtarët e BE-së me Beogradin dhe këto deklarata janë shumë bajate, të gërditshme, neveritëse dhe të papranueshme për Kosovën, në veçanti ne këtë vonesë të pajustifikueshme, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Thaçi.

SHKARKO APP