Thaçi: Ja detyra e re që ish-ministri Çollaku do ketë në Presidencë

Pas dorëheqjes së nga Ministria e Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka nisur zyrtarisht punën si Shefi i Stafit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Thaçi i cili me një shkrim ka uruar Çollakun në detyrën e re.

“Sot ekipit tim iu bashkua z. Bekim Çollaku në cilësinë e Shefit të Stafit të Presidentit. Në të gjitha funksionet politike dhe institucionale të cilat i kam bartur përgjatë këtyre 16 viteve, z. Çollaku ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e mi më të afërt.

Çollaku me vete sjell një bagazh të madh të punës në shërbim të institucioneve shtetërore. Në Presidencë ai po vjen pas një pune të shkëlqyeshme si Ministër për Integrim Evropian, duke përmbushur me sukses misionin tonë të përbashkët për vendosje të marrëdhënieve kontraktuale me Bashkimin Evropian përmes nënshkrimit të MSA-së dhe përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit të vizave. Mirësevjen Bekim! HTH”, shkruan ai.

 

 

 

 

SHKARKO APP