Thaçi jep dorëheqjen/Mediu: Kjo situatë po shfrytëzohet nga Vuçiç dhe aleatë të tij

Për kreun e PR-së, Fatmir Mediu, situata në Kosov me dorëheqjen e Presidentin Hashim Thaçi, tregon se është e rëndë. Sipas tij, ky është një moment që duhet të na bëjë të gjejmë dhe veprojmë me arsye dhe jo të reagojmë emocionalisht dhe për interesa të momentit. ”Askush nuk është kundër drejtësisë, por imlikimi i gjithë drejtuesvë të UÇK ka pdyshim një dimension më shumë se politik. Kjo po përdoret si një sulm karshi një historie të lavdishme të shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë Kosovës”,-shkruan Mediu në facebook.

Postimi i plotë

Situata në Kosovë është e rëndë. Askush nuk është kundër drejtësisë, por imlikimi i gjithë drejtuesvë të UÇK ka pdyshim një dimension më shumë se politik. Kjo po përdoret si një sulm karshi një historie të lavdishme të shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë Kosovës.

Kjo është historia jo vetëm e shqiptarëve, por NATO-s, SHBA, UK dhe BE, kundër një regjimi kriminal si ai i Miloshevicit dhe në mbështetje të lirisë së shqiptarëve të Kosovës, për shtet të pavarur. Kjo situatë po shfrytëzohet nga Vuçiç dhe aleatë të tij, për të kthyer viktimat në persekutor dhe persekutorët në viltima dhe kërkon jo vetëm te ndryshojë historinë, por dhe ta rikthejë atë ne interes të Serbisë.

Autoritetin si lider tolerant dhe bashkëpunues me shqiptarët Vuçiç (i mbështetur, këshilluar dhe drejtuar nga Rusia) ja dha për fatin e keq në naivitet apo për interesa meskine Tirana zyrtare si në BE dhe në SHBA. Ky është një moment që duhet të na bëjë të gjejmë dhe veprojmë me arsye dhe jo të reagojmë emocionalisht dhe për interesa të momentit.

SHKARKO APP