Thaçi: Kemi kontakte me Trump. Bashkëpunimi me SHBA është special

I ftuar special në Forumin Liberal të Universitetit Europian të Tiranës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot një lajm të jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët.

Sipas Presidentit Thaçi, ai dhe administrata e tij, janë në kontakt dhe në marrëdhënie me administratën e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të drejtohet nga Presidenti i ri i sapozgjedhur, Donald Trump.

“Nuk është më sekret që të deklaroj se kemi vendosur kontakte direkte me administratën e re të Presidentit Donald Trump dhe se kemi marrë siguri se, bashkëpunimi special mes SHBA-ve dhe Kosovës do të vijojnë në traditën e deritanishme, të një bashkëpunimi special”,- ka deklaruar gjatë fjalës në Forumin Liberal të UET-së, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

I ftuar në Universitetin Europian të Tiranës në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë, Presidenti Thaçi foli edhe se si po e projekton Kosova të ardhmen e saj, në strukturat euro-atlantike si dhe marrëdhëniet që ajo po zhvillon me vendet e Rajonit.

Ai foli gjithashtu edhe mbi tema të tjera që shqetësojnë sot shqiptarët dhe rajonin si: marrëdhëniet mes dy shteteve shqiptare, integrimi i tyre në BE, marrëdhënia me fqinjët e tyre, dialogu me Serbinë, etj.

Këto deklarat Presideti Thaçi i mbajti në një leksion të hapur me studentët dhe pedagogët e UET-it me temë “E ardhmja Euro-Atlanmtike e Kosovës dhe Rajonit” dhe më pas pati edhe një bashkëbisedim mes tij dhe studentëve.

Thaçi ishte i ftuar nderi në kuadër të Forumeve UET, një aktivitet ku janë ftuar personazhe të jetës politike dhe publike në vend dhe rajon. MAPO

SHKARKO APP